Seanca për demarkacionin nuk do të mbahet nesër

0

Seanca për demarkacionin e cila ishte paraparë të mbahej nesër është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë seancë për demarkacionin të martën, por që nuk ka bërë të ditur se kur mund të mbahet seanca.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se është një temë që ka pritur gati tre vjet e nuk bëhet asgjë nëse pret edhe një javë.

Sponzor

Ai shtoi se duhet të ketë diskutime më të gjithë e jo vetëm me Listën Serbe.

Haradinaj: Duhet të konsultohemi me të gjitha grupet parlamentare,/GazetaNewborn/

-Sponzor-