Rugova e lashtësive dhe e traditës

0

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj

Një luginë që në kilometrat e para ngushtohet në formën e një kanioni, pra gryke,  e që të bënte  të mendosh se aty mbaron rruga nga kthesat,  e mbulimi në të dy anët e rrugës  me bjeshkë.

Sponzor

Image result for rugova

Përveç bukurisë që ka ky vend, në të kaluarën kishte edhe disa tradita që rugovasit i ruanin e nga ajo kohë kanë arritur të promovohen edhe në ditët tona.

Rugovasit e kohës së lashtë kishin tradita të veçanta. Të vish nuse në Rugovë nga një vend tjetër, do të duhej që gjatë gjithë kohës të mbaje veshjen e vendit tënd.

“Nuk më dukej e vështirë, bile e kisha në qef”,rrëfen Have Kelmendi, një grua në moshë tani, e për dallim nga veshja që mbante kur erdhi nuse tani mban rroba të thjeshta që të jetë më rehat.Ajo kujton me mall atë kohë kur nga veshja tregonte prejardhjen. Nusja duhej të zgjohej në orën pesë t’i bënte punët. Ajo duhej t’i servonte bukën të gjithëve e për fund duhej të ulej. Kështu ishte traditë.

“Mysafirët i kam pas çdo herë në qef, dhe nuk ka pas ditë që s`kem pasë mysafirë. Atëherë mysafirët zakonisht vinin për të ndejtur më gjatë, e sidomos në Rugovë që kishin shumë dëshirë për ta vizituar dhe ishte traditë të mos i ktheje duarthatë. Këtë e kam bërë çdo herë”, rrëfente ajo me  buzëqeshje.  Gjithashtu  prania  fëmijeve  në oda ishte e rrallë, aty flisnin burrat.

Fejesa

Zakoni e donte që për martesën e fëmijëve të vendoste familja. Lirinë për të zgjedhur nuk e gëzonin vajzat nga Rugova. Ajo që mund të jetë e veçantë është se në ndonjë “mbledhi”, si dhe e quajnë atje, mund të merreshin vesh burrat për fëmijët e tyre, në këtë formë:“Nëse të lind vajzë dhe mu djalë do i fejojmë.”. Dhe kështu këta dy të ri nga djepi ishin të fejuar. Kishte edhe raste kur i vdiste e fejuara dhe priste derisa të rritej motra e saj për ta marrë për nuse. Kjo për shkakun se familja ka pasur emër, pra ka qenë familje e njohur në rreth.

Ansambli Folklorik Autokton“Rugova”

Sido që të shkonte puna e fejesës, kur vinte puna për dasëm, rugovasit kishin ansamblin me këngë e valle, qe i jepte një hijeshi dasmës.

Ansambli i Rugovës këtë vit ka festuar 70 vjetorin e themelimit.
“Është një nga ansamblet më të vjetra nëKosovë, pas “Agimit” të Prizrenit dhe “Përparimit” të Pejës. Është themeluar më 1947 dhe ka organizuar mijëra  manifestime kulturore, festivale .Është munduar të prezentojë një trashëgimi kulturore të regjionit të Rugovës që është një nga më të vjetrit në Evropë e në Ballkan”, rrëfen Vesel Nikçi, udhëheqës  i ansamblit.

Përmes këtij ansambli rugovasit u munduan t`u tregojnë të tjerëve se në një vend të vogël të Ballkanit, jeton një popull që ka një kulturë ndryshe nga popujt e tjerë.

“Është një simbolikë e madhe dhe njëtraditë e lashtë, besojmë se ansambli do të vazhdojë këtë punë edhe më gjatë, dhe ka për t’i prezantuar vlerat jo vetëm te Rugovës dhe Pejës  po mbarëkombëtare, na kanë perfaqësu denjësisht në“Folklorin e Evropës”, që është mbajt në Bursa të Turqisë ”, u shpreh kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri

LahutaImage result for lahuta

 

Mbrëmjeve të dimrit të acartë, zemrat e rugovasve i ngrohte zëri i lahutës kreshnike dhe këngët për trimat e të bëmat e tyre. Zëri i lahutës mbushte plot hapësirën boshe të t`banit(shtëpi prej druri), e largonte errësirën e natës. Pikërisht si vargu”Eja t`knojm oj zana e malit, eja t`knojm n`lahut t`malcis”, ku Gjergj Fishta thërriste zanat e malit që për malësorët kishin zbritur e ishin kthyer në gjënë më të shtrenjtë, pra mikun.

Si përkujtim i kësaj kohe, një lahutar i bashkohet ansamblit çdo herë duke i kënduar trimave e luftëtarëve të trevës së Rugovës. Pjesë e ansamblit janë edhe vajzat e Rugovës me veshjen e vendit te tyre, me një shami të kuqe e fund të bardhë me një pjesë me shumë ngjyra që e veshin.

Image result for veshja e rugoves

Ato identifikohen zakonisht si valltare të zonja, e që ruajnë një traditë dhe e shfaqin atë edhe sot përmes ansamblit. Marrin një “sini” dhe njëra nga to sjell tepsinë. Të tjerat rrethohen e njëra nga to këndon këngë si p.sh: “N`drras të vekut”, këngë besoj e dëgjuar, e ndryshe nga këngët për luftë e trimëri përcillte një frymë tjetër.

Rugovasit vallëzojnë e përleshen me shpata. Kjo është pjesë e valleve të Ansamblit për të kujtuar kohën e lavdishme tëluftërave. “Dyluftim ‘Vallja e shpatave’, dyluftime kemi bërë kryesisht edhe me malazezë, ka qenë me shpata dhe në forma tjera, prandaj kjo trashëgimi përcillet.”, rrëfen përfaqësuesi  i Ansamblit.

Përveç Ansamblit, ata kanë ruajtur edhe lojërat e dikurshme; “Lojrat Tradicionale, Rugova 2017”, që u mbajtën edhe këtë vit si çdo vit tjetër. Këto lojëra janë zhvilluar edhe në kohën e okupimit.

Image result for ansambli i rugoves

“Dikur  në malet e Rugovës pas kositjes së livadheve mblidheshin burrat e vendit dhe sprovonin shkathtësitë e tyre fizike përmes lojërave luftarake. Ata kishin edhe përkrahjen e komunitetit të tyre përmes vargjeve të muzikës që ishin të vjetra qindravjeçare, e që recitoheshin, festonin dhe promovonin kulturën rugovase. Kohërat kanë ndryshuar por rugovasit nuk e kanë harruar traditën e lojërave që e kanë trashëguar.”, rrëfen Vesel Nikçi, organizator i këtyre lojërave.

Rugova e Cakorri

Po të vizitosh tani Rugovën, traditat e dikurshme nuk vërehen si më parë: dikur mbaheshin veshjet e vendit çdo herë, tani vetëm ndonjë të moshuar mund ta shohësh, por jo me komplet veshjen. Ata si simbol tëkaluarës mbajnë shallin. Unike te shalli që mbanin rugovasit në kokë është se e përdornin edhe për diçka tjetër .

“ Une kam shpinë ktu e jam bash vendas”, thoshte një i moshuar që ishte duke ecur i qetë rrugës. Ai fliste me një krenari të madhe e nga tempi që fliste dukej se i mendonte shumë fjalët .“ Ktu më pëlqen ajri, uji e vendi, e menzi pres me dalë vera. Përpara rrishim ktu dimën e verë, e kom nejt shumë mote ktu.”, tha ai e ra ne mendime, dhe dukej se kish nostalgji  për atë kohë.”Ktu gjithmonë kanë jetu veç shqiptarë e ngat e kem Malin e Zi, po jo aty ku i`a kanë dhanë.”, rrefente ai, këtë herë më dhimbje.

Ai ishte krenar me shallin e tij që mbante mbi kokë dhe të kujtonte atë vargun tek filmi “Dashuria e Bjeshkëve të Nemura”; “sepse është pëlhurë qefini me të cilën mbështillet i vdekuri. Kur vdekjen e ke rreth kokës ndryshe sillesh ndryshe mendon. Këtu jeta dhe vdekja janë shumë afër.”.

Image result for rugovasit

Rugovasit mbajnë shalle të bardhë 2 metra, që në rast vdekje atë e përdorin si qefin, në pamundësi që të mbanin ritet mortore për shkak të vendjetesës, pasi vdekjet ishin të shpeshta.
Për shkak të natyres së vrazhdë të jetës, këtë simbol të vdekjes e mbanin çdo herë mbi kokë. Ata të jepnin ndjesinë se po jeton në kohën e lashtësive, se janë të pavdekshëm e të mëdhenj sa bjeshkët. Derisa në të kaluarën ishin të rrezikuar nga armiku, pasi Rugova ishte në kufi edhe në çdo luftë prekej e para, tani jetesa aty është më e qetë dhe nevoja për të hequr shallin për të mbuluar të vdekurin nuk shihet më!

“Bjeshkë të Nëmura, quheshin nga armiqtë sepse Rugovën ishte e vështirë për ta pushtuar, por ato nuk janë tënëmura, për shqiptarët janë të bekuara.”,rrëfen Osman Kelmendi.

Përveç Ansamblit, që në çdo shfaqje të tij përkujtohen traditat e hershme të rugovasve dhe Lojrave Tradicionale, tani kanë mbetur pak nga këto tradita të malësorëve. Vlen të përmendet se janë shumë mikpritës. Mbrëmjet me lahuta e çiftelia bëhen rrallë vetëm në raste festash,e martesat tash bëhen me zgjedhje, por ka raste që bëhen me zgjedhjen e familjes. Kënagjeqi dhe ajo pjesa kur e këndonin nusen dhe ajo qante,  në raste  me të rralla bëhet. E që Rugova po mbetet akoma e lashtë në zemer, në mendje, në tradite e në mikëpritje, nuk na lënë faktet ta mohojmë!

 

 

-Sponzor-