Rudina Xhunga paralajmëron kthimin në ekran!

0

Rudina Xhunga është një nga gazetaret më të vjetra të televizionit.

Ajo ka plot 20 vite në ekran edhe pse aktualisht nuk është prezente me ndonjë projekt, që prej largimit të saj nga Vizion Plus.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” Rudina ka rrëfyer se tashmë në karrierën e saj është koha për ndryshim, kjo jo vetëm për shkak se gjërat kanë ecur por edhe sepse ajo vetë është lodhur nga emisionet në një studio me 4 të ftuar që zihen me njëri-tjetrin.

Sponzor

“Kur thua: Obobo çdo bëj të hënën”,- kjo është gjëja që unë nuk e bëjë dot më. Të jem në një studio, të marr 4 veta dhe të them hë zihuni tani.. Ti mund ta përdorësh për të marrë rrogën por për asgjë më shumë dhe uroj që emisioneve të tilla t’u vijë fundi shumë shpejt. E para gjë që do të bëj tani është që  do shkruaj për kohën që kam kaluar në televizion. Është viti i 20 në televizion, do të shkruaj për karrierën. Të gjithë bëjnë një party, unë do bëj një libër kontribues. Në shtator do filloj me një emision timin. Nga shtatori nis një projekt të  ri dhe nuk do të marr më rrogë nga një television.
Projekti  ka të bëjë me fjalën.”,- është shprehur Rudina duke na treguar kështu se shumë shpejt do të rikthehet./Blitz.al/

-Sponzor-