Ronaldo pasi dha tri gole, bëhet ‘horë’ me këtë veprim që bëri në Instagram

0

Cristiano Ronaldo, ka shënuar sonte tri gola në ndeshjen kundër Atleticos, shkruan Gazeta NewBorn.

Ronaldo shënoi tri gola në fitoren 3:0 të Juventusit kundër Atleticos në Allianz Arena, duke e përmbysur humbjen 2:0 në Madrid dhe duke ia siguruar çerekfinalen skuadrës së tij me rezultat të përgjithshëm 3:2, raporton Gazeta Express.

Sponzor

Me një lojë shumë më ndryshe dhe tejet mbrojtëse për dallim nga ndeshja e parë, Atletico eliminohet nga Liga e Kampionëve edhe pse e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0.

Cristiano Ronaldo e nisi rikthimin e jashtëzakonshëm të Juves duke shënuar një supergol me kokë pas rreth gjysmë ore lojë.

Superylli portugez nuk humbi shumë kohë dhe e dyfishoi rezultatin tre minuta brenda pjesës së dytë.

Juventusi ishte superior ndaj Atleticos duke e kontrolluar ndeshjen në tërësi, me 62 për qind të topit në pronësi.

Në fakt, skuadra e Diego Simeones nuk pati asnjë goditje në kornizën e portës së Juventusit.

Vizitorët patën në total 4 goditje në drejtim të portës dhe nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht kampionin italian.

Juve e kompletoi rikthimin falë Cristianos, i cili penalltinë e fituar nga Federico Bernardeschi, e konkretizoi në gol në minutën e 86-të.

Por Ronaldo nuk ka përtuar të ia bën ”like” në Instagram një fotografie të postuar nga vetë ai. Kjo është duke u bërë hit në internet dhe duke u qeshur nga kundërshtarët e tij.

-Sponzor-