“Rinia ikën sepse nuk mund të hyjë në punë nga rradha e të vjetërve, servilave e analfabetëve”

0

 

RINIA IKËN SEPSE…

Sponzor

Rinia ikën sepse nuk mund të hyjë në punë nga rradha e të vjetërve, servilave e analfabetëve;

Rinia ikën sepse dikujt pa i thënë askush “pune mbarë” është bërë milioner, kurse dikush që punon ditë e natë nuk arrinë të paguaj qiranë; Rinia ikën prej këtu sepse mjekët nuk i shikojnë si pacientë, por si myshteri,

Rinia ikën prej këtu sepse mësuesit i tregon taksisti se si mbahet mësimi; Rinia ikën prej këtu sepse institucionet ia kryejnë punën vetëm atij që e njohin, kurse fukarai duhet të pret me vite apo dekada për një shërbim; Rinia ikën prej këtu sepse gjykata liron kri.minelët, kurse i bu.rgos të pafajshmit; Rinia ikën prej këtu sepse nuk mund me fatin e vet të luaj bixhoz;

Rinia ikën prej këtu sepse policia i dë.non vetëm golf2-at, Range Roverave as që ua ngre stopin;

Rinia ikën prej këtu sepse ska Teatër, ska Kinema, ska stadium, ska vende për të kaluar fundjavën, ska institucione, ska drejtësi, ska ujë, ska pastërti, ska… Jetë!

Shkruan: Hashim Sopi

-Sponzor-