Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin, mos u nisni për këtë rrugë

0

Reshjet të dendura të borës po vazhdojnë të bien në gjithë territorin e Kosovës.
Kryeqyteti është bllokuar nga bora dhe rrugët janë në kaos, Komuna e Prishtinës dhe kompanitë që janë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nuk po ja dalin t’i pastrojnë ato në kohë reale.

Mirëpo sesi është gjendja e rrugëve në nivel vendi, lajmi.net ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu.

Sponzor

Sipas Kadriut të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompanitë kanë pastruar tërë natën, ai tha se asnjë rrugë nacionale dhe regjionale që është në kompetencë të ministrisë nuk është e bllokuar.

“Nga mëngjesi të gjitha kompanitë janë në terën, tërë natën kanë kujdestaruar dhe gjendja e rrugëve momentalisht edhe pse reshjet janë me intensitet të lartë, të gjitha rrugët në nivel vendi janë të kalueshme”, deklaroi ai.

Ai tregoi edhe për aksin rrugorë, i cili është në gjendje më të rëndë dhe vështirë i kalueshëm ku tha:

“Vështirësi kemi në aksin rrugor Elez Han – Prishtinë, për shkak të reshjeve të mëdha që momentalisht janë në atë lokacion qarkullimi po zhvillohet me vështirësi, por nuk ka ndërprerje të komunikacionit”, është shprehu ai

-Sponzor-