Reshitaj në Washington, merr përkrahje e lëvdata nga Departamenti Amerikan i Shtetit

0

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Washington, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe nga gra ambasadore dhe lidere të botës. Në takim me zv/Sekretaren e Shtetit Amerikan, Judith Garber dhe kabinetin e saj Reshitaj falënderoi për ndihmën që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Reshitaj u shprehë se gjeneratat e reja në Kosovë po rriten me ndjenjën e respektit e miqësisë për popullin amerikan . “Duke qenë të vetëdijshëm për konfliktet e vazhdueshme ndërmjet popujve të Ballkanit në shekullin e kaluar, ne besojmë se tani është koha për të ecur përpara dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme, e pikërisht besimi dhe paqja midis kombeve mund të ndërtohen edhe përmes diplomacisë dhe projekteve të përbashkëta mjedisore. Unë kam takuar ministrat e mjedisit të shteteve fqinjë dhe kam propozuar projekte të përbashkëta mjedisore pasi që përtej dallimeve etnike e fetare mjedisi nuk njeh kufij”, tha nder të tjerash ministrja Reshitaj. Ndërkaq zv/Sekretarja e Shtetit Amerikan Judith Garber përgëzoi ministren për iniciativat e saj miqësore me mjedisin, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit amerikan për Kosovën dhe të ardhmen e saj euro-atlantike./Gazeta NewBorn

-Sponzor-