Reagon edhe Haradinaj pas fotos së publikuar nga Brovina

0

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar fotografinë e publikuar nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një shqiptare duke u dhunuar nga ushtarët serbë.

Ai ka thënë se është ndjerë i trishtuar me atë çfarë ka parë në fotografi, teksa shtoi se ata që i kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg.

Sponzor

“Zonja Brovina është vetë një e përndjekur dhe viktimë e krejt veprimeve kundër qytetarëve të vendit pra ajo edhe i simbolizon është edhe simbol i këtyre vuajtjeve E pash atë fotografi ishte shumë trishtuese nuk mundem me dhanë komente të tjera politike për këtë foto, ne kemi largu ata qe kanë mohu krimet ata që kanë bërë këto krime e kanë vendin në burg. Është me rëndësi që parlamenti sot ka marr vendime të rëndësishme duke e vendos bazë ligjorë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.

Deputetja Flora Brovina pas publikimit të fotos ku shihen tre ushtarë serbë derisa po e dhunonin një grua kosovare ka marrë shumë kritika nga deputetë e organizata që mbrojnë të drejtat e grave të dhunuara në Kosovë.

Por Brovina ka sqaruar se foton e ka publikuar me lejen e familjes dhe vet viktimës.

-Sponzor-