Reagon ashpër Rexhep Selimi pas arrestimit të vëllait

0

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka reaguar pasi vëllai i tij u arrestua sonte. Ramadan Selimi është shoqëruar në stacionin policor pasi ka sulmuar një polic.

Por, e gjithë kjo sipas deputetit të VV’së është situatë e montuar

“Po duket se hakmarrja filloi. Ta shohim deri ku po shkojne me montime rastesh sikur ky qe po e shoh ne media. E kam pritur…”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Sipas policisë, Ramadan Selimi kishte grushtuar një polic në mbrëmjen e 2 marsit.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Muajin e kaluar, vëllai tjetër i Rexhep Selimit, Islami, ishte plagosur pas një mosmarrëveshje në Komoran të Drenasit.