Reagon ashpër familjari i Ahmet Krasniqit, kjo është deklarata e tij

0

Dje janë rrivarrosur eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe  Qazim Jakupit. Të pranishëm në këtë rrivarrim ishin figurat me të larta shtetërore, përfshirë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli, si dhe figura tjera politike të vendit, shkruan Gazeta NewBorn.

Me të përfunduar ceremonia, si shumë herë u dhanë edhe deklarata se kush e kishte dhënë urdhërin për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit.

Sponzor

Gani Geci, deklaroj se ishte Hashim Thaçi, ai që kishte dhënë këtë urdhër, por pas kësaj kan reaguar familjarët e Ahmet Krasniqit.

Nipi i Ahmet Krasniqit, Aziz Zhilivoda, ka shkruar se falënderon Presidentin Thaçi, dhe gjithë ata që ishin dje prezent, duke thënë se poashtu duhet të kenë turp ata që abuzuan dhe edhe sot po abuzojnë për poena politikë, transmeton Gazet NewBorn.

Më poshtë ua sjellim postimin e tij:

Familja jone gjithmone ka qenë dhe do të mbetet përkrah institucioneve të cilat erdhen dhe do të vijne me voten e popullit . Ne asnjëhere nuk i formuam e as nuk i kontestuam institucionet e Republikës se Kosoves prandaj asnjë deklarat e askujt qofte edhe me mbiemer Krasniqi nuk ka asgjë të afërt me ne si Familje e Ahmet Krasniqit. Kontribuam me aq forcë sa patëm mundesi për luftë e Çlirim brez pas brezi.

Mund të kete reagime të ndryshme deri tek ato se gjoja shitem gjakun për një kthim eshtrash, sepse dikush done qe Baca Ahmet te harrohet, por harruan që familjaret tan asnjë ditë pune nuk e bënë në institucione shtetrore përpos qe dham kontribut si shumë familje në Kosovë. Është për turp të atyre që qajn kinse (dhimbja ndaj Kol Ahmetit është e madhe )shof komente e gjera te tilla dhes’kane asnjë pikë respekti për ne duke u munduar të bëhen aq të mëdhenj kur aq të vegjël jane.

Ne do të mbetemi gjithmon në perkrahje të institucioneve do të mbetemi besnik në unifikim ashtu siç ishin edhe Aziz Zhilivoda e Ahmet Krasniqi . Sa i përket Rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit faleminderojme Grupin Parlamentar te LDK-se, Ministrin e Mbrojtjes Rrustem Berisha Qeverinë e Republikes së Kosovës deri te Presidenca për nderimin dhe kontributin e dhënë .

Respekt dhe nder të gjithë atyre që për 20 vjet ishin vertete afer neshe. Turp ju qofte atyre qe abuzuan dhe edhe sot mundohen te abuzojne e perfitojne me emer te Kolonelit.

-Sponzor-