Reagimi i vëllaut kur gjykata e liron vrasësin e motrës së tij, Donjetës

0

Policia e Kosovës e ka arrestuar vëllain e Donjeta Pajazitit, menjëherë pasi ka përfunduar seanca ku u shpall dënimi për të akuzuarin.

Vëllai i Donjetës ka përplasur me shqelm derën e gjykatores në shenjë revolte, raporton Express.

Sponzor

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari, Naser Pajaziti, ka kryer vrasjen e Donjetës, që ka qenë edhe kushërirë e tij.

Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armëmbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dënuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.

Donjeta Pajaziti disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore. /Express

-Sponzor-