Qeveria thotë se nuk ka marrë kërkesë nga Amerika për heqjen e taksës

0

Qeveria e Kosovës ka mohuar se Amerika ka dorëzuar kërkesë për pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj Serbisë.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë kërkuar nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës së vendosur ndaj Serbisë, të përmbledhur në tetë pika.

Mirëpo këtë e kanë mohuar për lajmi.net nga Qeveria e Kosovës.

Sponzor

Donjeta Gashi, zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga SHBA-të.

“Qeveria nuk ka pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga SHBA-të në lidhje me këtë çështje”, ka thënë shkurt Gashi për lajmi.net.

Por burime të sigurta të lajmi.net brenda kabinetit qeveritar kanë bërë të ditur se vet shteti amerikan ka kërkuar që të mos bëhet publike kjo letër.

Ky është qëndrimi i administratës amerikane, i përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”. /Lajmi.net/

-Sponzor-