Qendra Serbo-Ruse në Nish dhe loja me “korigjimin” e kufirit

0
Milazim KRASNIQI

Pas vizitës në rajon të senatorit amerikan, Ron Xhonsonit, është me e qartë loja e Thaçit lidhur me “korrigjimin e kufirit”, ose loja e Vuçiqit me “kufizimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve.” Si duket e tërë loja ka të bëjë me problemin që paraqet Qendra Humanitare serbo-ruse ne Nish, ku Rusia i ka futë moti hundët, ndërsa tash insiston që personeli rus në aTë qendër të marrë statusin e personelit diplomatikë. Nëse Serbia ua jep këtë status, Qendra shndërrohet në celulë spiunazhi dhe aktiviteti ushtarak rus do të ketë imunitet dhe legalitet, për të gjitha veprimtaritë që bën në Serbi po edhe në Ballkan.

Për shkak të rrezikut që paraqet kjo qendër ruse për interesat e SHBA-ve dhe të NATO-s, SHBA po ushtrojnë presion mbi Vuçiqin që të mos ua japë imunitetin diplomatik personelit rus në atë qendrër. Për këtë arsye, SHBA janë duke e marrë me të mirë e duke e lavduar shumë Vuçiqin dhe duke i bërë lëshime të mëdha në raport e Kosovën, të cilën amerikanët e konsidrojnë pronë të veten. Në këtë kontekst duhet të shihet edhe lejimi i vizitës së Vuçiqit ne Gazivodë, mbyllja e veshëve të Robsonit e të administratës së SHBA-ve për deklaratat e Vuçiqit, në të cilat ai e glorifikoi Milosheviqin.
Por, SHBA-të nuk ndalojnë vetëm në lavdata e koncesione. Përtej tyre, SHBA-të e kanë nisur edhe një presion direkt mbi Vuçiqin, duke kërcënuar se mund t’i mirret Lugina e Preshevës, për ta mbyllur lidhjen e saj strategjike me Maqedoninë e me Greqinë. Ky presion, që në terren po shtyhet me angazhimin e Thaçit dhe të liderëve të Lugninës së Preshevës, si duket është direkt i lidhur me problemin e qendrës ushtarake ruse në Nish. Pra, kërkesa për gjoja aneksimin e Luginës së Preshevës nga Kosova, duket të jetë pjesë e skenarit amerikan të presionit mbi Serbinë për ta mbyllur disi atë qendër. Nëse Vuçiqi reziston ndaj Putinit, i cili pritetë të vijë në Serbi gjatë tetorit, atëherë amerikanët mund të harrojnë “korrigjimin e kufirit” dhe të vazhdojnë politikat e deritashme. Por, nëse Serbia kapitullon para Putinit lidhur me Qendren ushtarake në Nish, mund të aktivizohet përnjëmend skenari për mbylljen e korridorit serb në drejtim të Maqedonisë e Greqisë. Thënë shkurt, SHBA është duke luajtur lojën e vet, në rivalizim me Rusinë, lidhur me Qendren ruse në Nish, natyrisht për interesat e veta gjeostrategjike. Serbia e Kosova mund të jenë “dëme kolaterale” të këtij rivaliteti.
Nga ajo që sot për sor mund të kuptohet, Kosova nuk fiton asgjë nga kjo lojë dhe nga ky rivalitet gjeostrategjik ruso-amerikan. Përkundrazi, vetëm sa e rrezikon stabilitetin dhe integritetin formal territorial. Ndersa, humbësit më të mëdhej mund të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët po keqpërdren në këtë lojë dhe të cilët në fund do të lihen në baltë, siç u lanë në vitin 2000.
Në fakt, nëse Vuçiqi kapitullon para Putinit, duke ia dhënë imunitetin personelit rus në Qendren në Nish, atëherë humbëse do të jetë edhe Serbia. sepse do të riarmiqësohej me SHBA-të dhe me NATO-n dhe do kishte një ngulfatje strategjike në jugun e saj. (12 shtator 2018)