Qëlloi djalin e tij 23 vjeҫar, ja ҫfarë ndodhi tani me babain nga Ferizaji

0

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku babai ka qëlluar djalin e tij.

Prokuroria Themelore në Ferizaj , njofton që policia ka prangosur të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sponzor

Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot më 16 Prill 2019, pas një mosmarrëveshje ka qëlluar djalin e tij.

“I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Prokuaroria Themelore në Ferizaj.

-Sponzor-