PSG fillon të mendojë për transferimet e verës, prioritet e ka yllin nga Premier League

0

Klubi i njohur francez, pas eliminimit nga Champions League ka filluar të mendojë për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën dhe si prioritet e ka yllin e Chelseat, N’Golo Kante.

Aventura e PSG-së në Champions League përfundoi qysh në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt, ku u mposht nga Real Madridi me rezultat të përgjithshëm 5:2.

Presidenti i klubit parisien e dëshiron në skuadër fantazistin francez, Kanten, i cili u bë lojtari i parë që e fitoi dy herë radhazi Premier Leaguen, me dy klube të ndryshme, Leicester dhe me Chelsean.

Gjiganti francez e kërkon 26-vjeçarin si zëvendësues të Thiago Mottas.,/Gazeta Newborn/