Pse disa njerëz i kanë shumë të dukshme venat?

0

Venat tona paraqesin një sistem “smart” të valvulave të gjakut që kryejnë një funksion të rëndësishëm duke dërguar gjakun dhe oksigjenin nga zemra në trup.

Normalisht, ne nuk mendojmë për venat tona aq shumë derisa t’i shohim ato kur na dalin në lëkurë. Nëse venat tuaja bëhen të dukshme dhe nuk mund të kuptoni se pse ka ndodhur kjo, mos u shqetësoni. Vena të dukshme ndonjëherë mund të na tregojnë për disa probleme shëndetësore, por në shumë raste ato kanë shkaqe natyrore që nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Sponzor

Më poshtë ju tregojmë arsyet pse venat tona mund të bëhen të dukshme:

Venat e dukshme mund të jenë normale vetëm për llojin tuaj të lëkurës.
Specialistët thonë se njerëzit me lëkurë të çelët kanë më shumë gjasa të kenë venat e dukshme sesa ata me ton të errët të lëkurës. Lëkura e hollë mund të jetë gjithashtu një arsye. Teksa plakeni, shtresa e yndyrës nën lëkurë bëhet e hollë dhe e hollë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e moshuar shpesh kanë venat e dukshme në duar, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit.

Venat mund të bëhet të dukshme pas ushtrimeve.
Venat e dukshme gjatë një stërvitjeje është normale. Kur ju ushtroni, muskujt tuaj punojnë, ato fryhen dhe mund të shtyjnë venat tuaja në drejtim të sipërfaqes së lëkurës duke i bërë ato të dukshme. Pas ushtrimit, muskujt tuaj tërhiqen dhe venat tuaja bëhen më pak të dukshme.

 

-Sponzor-