Protestuesit serbë thyejnë barrikadën para presidencës gjatë fjalimit të Vuçiqit

0

Protestuesit e shumtë serbë, të mbledhur para objektit të presidencës së këtij shteti, e kanë thyer barrikadën e vënë nga policia, gjatë kohës kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po i drejtohej popullit, duke iu afruar vetë hyrjes së ndërtesës.

Vetë Vuçiq ka thënë se para presidencës janë numëruar 1023 demonstrues, pasi që kamerat janë duke regjistruar gjithçka që është duke ndodhur jashtë, transmeton Koha Ditore.

Sponzor

Vuçiq opozitës serbe: Nuk i frikohem askujt
Ai ka deklaruar se askush nuk ka mbajtur konferencë shtypi në rrethana të tilla, por ai ka dashur të tregojë se “nuk duhet pasur frikë nga huliganët dhe fashistët e Boshko Obradoviqit dhe liderëve magnatë, Dragan Gjilas dhe Vuk Jeremiq”.

“Kanë menduar se unë nuk do të guxoj të vij këtu. Nuk frikësohem. Vetëm mund ta humb jetën. Do të vazhdoj të luftoj për Serbinë, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ajo”, ka thënë Vuçiq.

-Sponzor-