Propozimet e qytetarëve serbë në betejën diplomatike ndaj Kosovës

0

Qytetarët serbë kanë idetë e tyre se si duhet të reagojë Serbia në betejën diplomatike ndaj Kosovës.
Secili shtet, kudo në Evropë ose botë që ka problem me territorin e saj mund t’i shërbejë Serbisë në betejën diplomatike ndaj Kosovës.

Ky është mendimi i qytetarëve nga Serbia në raport me mosmarrëveshjet me Kosovën.

Sponzor

“Përmendja dhe apeli në interes të atyre shteteve duhet të bëhet sepse është e qartë se një numri të shteteve nuk i përshtatet që Kosova të jetë e pavarur”, deklaroi Neven Cvetiçanin për “B92”, transmeton lajmi.net.

Me ato shtete ata sugjerojnë të përforcojnë raportet diplomatike, por edhe bashkëpunimin. “Duhet t’i ndihmojmë ato shtete në planin ndërkombëtar. Mbështetja për ato shtete atje ku interesi i tyre është i cenuar”, theksoi Zoran Milivojeviq.

Çdo votë në Kombet e Bashkuara thonë se vlen njësoj. Andaj, si e tillë edhe shtetet më të vogla që pranojnë se kanë gabuar duke pranuar Kosovën e pavarur është fitore diplomatike për Serbinë. “Duhet t’i largojmë të gjithë njerëzit që mund të bëjnë që procesi të shkojë negativisht për Serbinë”, shtoi Cvetiçanin, transmeton lajmi.net.

“Një diplomaci e tillë në atë nivel mund të bëjë shumë. Është gjëja thelbësore e diplomacisë. Ata duhet t’ua sqarojnë mirë gjërat qoftë një kinezi, norvegjezi, francezi, kujtdo”, tha Sreçko Dukiq.

“Në interes të Serbisë është që Kosova në ndonjë formë të vazhdojë të jetë e lidhur me Serbinë”, shtoi ai. Në betejën diplomatike Serbia ka argumente të fuqishme në anën e saj, shkruan “B92”.

Por, shtete të mëdha e të rëndësishme që nuk e kanë pranuar Kosovën si Kina, Rusia, India, Brazili e Indonezia. Në 18 vitet paraprake Serbia ose nuk ka udhëhequr ose ka humbur beteja të ndryshme diplomatike, por ka mbetur një fakt i madh, krerët në Prishtinë ende mundohen ta dëshmojnë se Kosova është e pavarur. /Lajmi.net/

-Sponzor-