Prokurori i rastit jep detaje për gjetjen e trupit të Malsor Dashit

0

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje rreth gjetjes së trupit të Malsor Dashit në lumin Lepenc.

Sipas Jasharit, trupi i zhveshur i Dashit është gjetur në atë gjendje për shkak se ka qëndruar gjatë në ujë.

Sponzor

Jashari ka bërë të ditur se kërkimet për policin tjetër janë duke vazhduar.

“Pas kërkimeve është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashit dhe është dërguar për obduksion në Prishtinë. Ka qenë aksident komunikacioni. Kufoma ka qenë i zhveshur kur është gjetur për shkak të qëndrimit në ujë”, ka thënë Jashari./Indeksonline/

-Sponzor-