Pritje e gjatë, ja kur do të debutojë Ronaldo në Juventus…

0
Cristiano Ronaldo do t’i vazhdojë pushimet para se t’i bashkohet ekipit të Juventusit.

Pritja për të parë Cristiano Ronaldon të mbajë veshur fanellën e Juventusit do të jetë e gjatë për tifozët e Zonjës së Vjetër.

Ndeshja e parë e CR7-ës me fanellën bardhezi do të jetë në javën e parë të Serisë A më 19 gusht.

Juventusi ka konfirmuar mungesën e yllit portugez në turneun veror International Champions Cup që kampionët e Italisë do ta zhvillojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas vizitave mjekësore firmës mbi kontratë dhe prezantimit Ronaldo ka vazhduar pushimet.

5-herë fituesi i Topit të Artë do të rinisë stërvitjen në datën 30 korrik, ndërsa debutimi i tij absolut me Juventusin parashikohet në 12 gusht në testin brenda famijles në Villar Perosa.

Java e parë e Serisë në 18 dhe 19 gusht do të jetë ajo e debutimit të Ronaldos në një ndeshje zyrtare me Juven.