Prishet prapë “hesapi”, Sami Lushtaku ia kthen Kamishit: Ti nuk je…

0

Çfarë realisht po ndodhë në PDK-në e Skenderajt, a i pajtoj apo jo Kadri Veseli, Sami Lushtakun e Bekim Haxhiun?

Të dytë, Sami Lushtaku e Bekim Haxhiu (i njohur si Kamishi), u takuan me kryetarin e tyre dhe nuk e kanë idenë se për çfarë janë marrë vesh dhe si do të rrjedhin gjërat në PDK-në e Skenderajt.

Sponzor

Deputeti i PDK-së, i cili po pretendon se është ende edhe nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu, sot tha se pas bisedimeve që kanë zhvilluar sot me Kadri Veselin “të përjashtuarit” vazhdojnë në pozitat ku ishin.

Mirëpo, një gjë të tillë kategorikisht e mohon kryetari i degës, Sami Lushtaku. Ai tha se “të përjashtuarit” nuk janë kthyer në pozitat ku ishin as Haxhiu e as anëtarët e tjerë të kryesisë.

“Na nuk kena luftu mes veti. Na ma të pajtum veç rrehësh, të pajtum jena kon”, ka thënë fillimisht Lushtaku, mirëpo kur është pyetur se a është kthyer prapa vendimi i tij, ai jep përgjigje të prerë “Jo, jo”.

Çfarë realisht biseduan me Veselin, pasi Haxhiu tha se kanë biseduar për problemet e fundit në parti, Lushtaku mohon një gjë të tillë.

“Zotërin Veseli e kam kryetar partie edhe kam respekt për të, kështu që me z.Veselin na flasim çdo ditë. Sot kemi qenë me pa, i ka vdekur shokut tim nëna e cila ka na mbajt më bukë e shkreta, na jena shku për ngushëllime. Na me Kamishin jemi në rregull, ai është deputet i Parlamentit, unë jam kryetar i partisë së degës në Skenderaj”, kanë qenë fjalët e Lushtakut.

E pasi Haxhiu, i njohur edhe si Kamishi, tha se të gjithë vazhdojnë në pozitat që ishin, kryetari i tij tha se përveç deputet në Kuvend, Haxhiu nuk ka pozitë tjetër të PDK.

“Ai nënkryetar nuk është, unë njëherë ta ka bërë të qartë. Na me kryetarin Veseli flasim për çdo ditë, s’ka probleme në PDK-në e Skenderaj. Prapë mundesh me pyet Kamishin e unë po thamë se jemi në rregull me partinë në Skenderaj”, tha ai.

-Sponzor-