Politikanët e deritanishëm, hajna te donacioneve…

0

Politikanët e deritanishëm rrëmbyen çdo gjë, që nga paslufta, duke nisur nga donacionet edhe më të vogla, si psh: nga jestëku, që i dedikohej qytetarit për të bërë një gjumë të rehatshëm pas luftës nga vuajtjet që përjetoi, duke vjedhur materialet bazë të rinovimit apo ndertimit të shtëpive, si: dyer, dritare e trajtë e çative që mbetën të pambuluara.

Askund nuk i lanë donacionet të cilat ishin të mbledhura nga iniciativat e nisura nga qytetarë të vendeve të ndryshme, që ndienin keqëardhje për ne. Politikanët e deritanishëm shfrytëzuan çdo gjë, çdo avancim të shtetit për zhvillim ekonomik, arsimor, shëndetësor e ligjor. Politikanë të cilët nuk janë meritorë për arritjet që ka bërë Kosova, janë thjesht politikanë të cilët shfrytëzuan axhendën e BE-së dhe SHBA-ve që kishin të përgatitur për ne.

Sponzor

Sikur këta politikanë të ishin meritorë arrijet e Kosovës, atëherë do të binin ndesh më ndërgjegjen e tyre për të bërat dhe të cekurat më lart. Kultura e të “bërit shtet të ndërgjegjshëm” siç ata potendojnë, tregon përkushtimin dhe meritat e tyre në “avancimin” e zhvillimit dhe gjendjes aktuale në të cilën gjendemi sot. Në logjikën e një politikani te mirëfilltë është çdo herë prioritet interesi i vendit dhe i qytetarëve, duke qenë bashkëpunues, tolerant, respektues e kompromisbërës kur është në pyetje përmbushja e interesave të vendit dhe qytetarëve.

Kur shohim se, në logjiken e shumë politikanëve të Kosovës reflekton qasja e të qenit BOSS e vendimmarrës mbi egon e interesave të tyre personale, konfirmon të bërat e cekura më lart dhe të bind, se ne kemi një shtet të kapur nga BOSS-at e MAFIES! Ne nuk mund të kemi nje shtet-ndertim, të të qenit stabilë politikisht, ekonomikisht e të avancuar në arsim, shëndetësi, siguri e zbatim të ligjeve në përpikshmëri deri sa të gjitha ato janë të mbajtura peng nga BOSS-at e MAFIES! Kuptimi i fjalës: “i mençuri ia lëshon rrugën “budallës”, këtu ka shumë kuptim. Faqebardhësi është që politikanët e deritanishëm të “mencur”, t’ua lëshojnë rrugën, frymës së re politike e “budallë” për shtet-ndertim të mirëfilltë.

-Sponzor-