Policia jep detaje për një përleshje që ka ndodhur sot në Klinë

0

Rreth orës 15:00 sot ka ndodhur një përleshje mes katër personave në qytetin e Klinës.

Gjithçka kishte nisur me një fjalosje, që ka eskaluar në rrahje – deri në përdorim të mjeteve të mprehta, njofton policia.

Sponzor

Një person ka pësuar lëndime nga thika në njërën dorë.

“Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë. Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimeve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika e këtij njësiti rajonal”, thuhet në kumtesë.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

-Sponzor-