Poezia që tregon se shprehja #ErdhiDita është thirrje për rrënim, në emër të lirisë

0

Ditëve të fundit kemi hasur t’a dëgjojmë shumë shpesë moton #ErdhiDita. Konkretisht një moto të tillë gjatë kësaj fushate e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Por kush e kishte thënë i pari këtë?

Sponzor

Ishte shkrimtari Mihal Grameno, ai i cili e kishte një poezi me këtë titull ”Ardhi dita”, ose në standaren e gjuhës shqipe ”Erdhi dita”.

Poezia e Gramenos me këtë titull, bënte thirrje për rrënim, në emër të lirisë dhe ishte kushtrim lufte.

Më poshtë poezi e plotë (Ardhi dita) ose në standarden shqipe (Erdhi dita) nga Mihal Grameno

Ardhi dita e shënuar, për të mjerën Shqipëri,
Të dërmonj ajo zinxirët, të së zezës robëri!
Gjer kur vallë Shqipëtarë, të vdekjes gjumë do flini,
E flamurë q’u thëret, s’e vështroni nuk e njihni?

Reth flamurit ju vraponi, mos humbisni kohën kot.
E tregoni gjithë botës q’u ngjall Shqipëtari sot!
Se të vdekurit nga vari, bërtasën se më s’durojnë,
Shqipërinë nënë zgjedhë, te armiqët ta vështrojnë!

Rëmbeni armët mi supe, edhe shpatatë vërvitni,
Si shqiponja mi armiqtë, t’i dërmoni e t’i grini.
Të çpërblejnë të këqijat, q’i kanë prurë Atdheut,
E Shqipëtarit t’i dridhen si qëmoti Skënderbeut!

Maletë të bubuçasën, rne gjëmim me oshëtim,
E të dridhen fush’ e pyjet, nga të pushkës fëshëllim.
Qielli nga tymi të nxihet, e mos duketë gjëkunt,
Djelli, hënë edhe yjtë gjer mos marë lufta funt!

Gjer atëherë edhe shpesët, të pushojnë mos këndojnë,
Edhe pemët, lulet, bimrat, mos çelin mos lulëzojnë!
Mëmat, gratë edhe vashat, le të qajnë me vajtim,
Gjer kur djem, bura, vëllezër, t’u lajnë këtë çnderim!

Zot’ i madh t’ardhtë keq, për të mjerën Shqipëri,
Andaj zgjohi Shqipëtarët, se ardhi dita për liri!

-Sponzor-