Peticioni për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dështon t’i dorëzohet OKB-së

0

Përpjekjet e Bordit Organizativ që peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, ta dorëzojnë në OKB kanë dështuar. Përgjigjja e Zyrës së ish-sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhënë organizatorëve ka qenë që ai duhet të dorëzohet tek UNMIK-u, mision ky të cilit në Kosovë i ka përfunduar mandati qysh në vitin 2008.

Por dorëzimin tek ky mision ka refuzuar ta bëjë Bordi Organizativ, pasi, sipas tyre, adresa për të cilën ishin mbledhur nënshkrimet ka qenë OKB-ja. Peticioni në fjalë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2014 nga 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës dhe kërkesat e tij kanë qenë që OKB-ja të përgatisë një raport zyrtar për dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë, si dhe krijimi i mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (Gjykatë Speciale vetëm për dhunimet v.j.), për ndjekjen e kryerësve të dhunimeve.

Sponzor

Kërkesa e dytë, sipas organizatorëve, ishte bërë si kundërvënie ndaj vendimit për formim të Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, që pretendohet të jenë bërë nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-