Përse luftuan Jasharët?

0

Përse luftuan Jasharët?

A luftuan ata që komandantat pas luftës me u bërë milionerë?

Sponzor

A luftuan që pas luftës me u fol për territore?

A luftuan për Kosovën e bashkuar apo për Kosovën e ndarë?

A luftuan për një jetë me të mirë e të dinjitetshme, apo për me u largu rinia nga vendi?

A luftuan për një vend që edhe pas 20 vjete nuk ka siguri e flitet për Mitrovicën e për vende tjera?

A luftuan për një Kosovë që dy dekada pas, rinia e këtij shteti diskriminohet, largohet, e keqtrajtohet në vendet e punës?

Për çka luftuan?

A luftuan ata që mos me pas siguri në këtë vend?

A luftuan që me u falë e me u shit nota në shkolla e universitete?

Ajo familje pse u shua? Jo vetëm ajo, por edhe gjithë ata heronj, gjithë ato gra e vajza, burra e pleq, gjithë ata fëmijë që përjetuan tmerrin përse e bën këtë?

Si munden që sot të flasin ata njerëz që e kanë rrënu këtë vend, e kanë shua shpresën e kësaj rini, gjë që as Millosheviqi nuk kishte arrit ta bënte. Si mund të flejnë të qetë e të zgjohen në mëngjes ata zyrtarë të shtetit që i keqpërdorin gjithë ato para të shtetit, e keqpërdorin nderin dhe detyrën ndaj qytetarit?

Si mund të flejnë të qetë ata mësues që vetëm i mbarojnë orët e mësimit e nuk përkushtohen seriozisht për të dhënë dije për fëmijet e tyre dhe tanët?

Si mund të flejnë e të zgjohen ata mjekë që po bëjnë krime me qytetarët e këtij vendi në ditë lirie?

Si mund të flejnë të qetë e të zgjohen ata gjykatës, prokurorë e kjo drejtësi, ku krimi falet, nuk denohet, ku ‘bossi’ lirohet, ku djali i politikanit nuk denohet, ku politikani luan qoke me drejtësi, ku i varfëri denohet e burgoset, e ku i forti nuk pëson denim?

Si mund të flejnë të qetë ata policë që detyrën e tyre e bëjnë sa për ta marr një pagë, e ku i falin nga gjoba shkelësit e ligjit

Para se me fjetë, kujtojeni krimin, torturën që kemi përjetuar, para se të nisi për në detyrë e për punë, kujtoni ato krime, e bëjëni detyrën me nderë, kur detyra juaj bëhet me nderë ju e nderoni vetën tuaj së pari, e nderoni vendin, i nderoni të rënët, i nderoni të pagjeturit, i nderoni të gjithë.

Shkruan: Arbnor BUZHALA

-Sponzor-