Përgjigja e Haradinajt për paralajmërimin e Pacollit. Detaje…

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka injoruar pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë tha se Kosova po rrezikon të izolohet për shkak të dy çështjeve si ajo e demarkacionit dhe ajo e Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka thënë se çështja e demarkacionit është në procedurë të hapur dhe aktualisht nuk ka qëndrim lidhur me këtë çështje, por se në ditët në vijim do të ketë një të tillë.

Sponzor

“Jemi një nga institucionet e vendit, jemi ekzekutivi, kuptohet në hierarkia institucionale, radhitja është presidenca, parlamenti dhe qeveria, tani ne nuk kemi qëndrim për këtë çështje sepse është procedurë të rregullt ne do të ju informojmë për qëndrimet tona por edhe të ministrive veç e veç nëse ka të tilla”, është përgjigjur shkurt Haradinaj.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ditë më parë në një intervistë ka paralajmëruar se Kosova së shpejti mund të izolohet për shkak të mos ratifikimit të demarkacionit dhe tentimit për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

-Sponzor-