Përfundon takimi, Thaçi thotë se të bashkuar do të arrijnë marrëveshje me Serbinë

0

Ka përfunduar takimi në mes ekipit negociator dhe krerëve shtetëror.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se ky është proces i lirisë dhe sovranitetit.

“ Të gjithë duhet të jemi bashkë në këtë proces, është proces i lirisë i sovranitetit, i mbrojtjes së territoreve është proces me na njoh Serbia si shtet. Kosova do të fitoj një ulëse në OKB”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.

Sponzor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën për këtë takim.

“Vlerësoj iniciativën që të takohemi si në rastin e sotëm për një angazhim shtesë, për një koordinim ma të mirë të punëve tona pasi kështu do kemi suksese më të mëdha për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Thaçi

Tutje, Thaçi ka thënë se pas letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kanë ndryshuar gjërat.

“Procesi është udhëhequr nga Bashkimi Evropian por mendoj se tani është më ndryshe pas letrës së dërguar nga Trump, cila të jetë këshilla e Amerikës do të jetë edhe vendimi i Kosovës”.

Ai ka theksuar se ekipi negociator do të kryej këtë obligim dhe si president do t’i mbështes dhe këshilloj për çdo gjë që kanë nevojë.

-Sponzor-