Pas vrasjes së 14 vjeçarit, reagon Thaçi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekjes së 14 vjeçarit nga Kamenica,si pasojë e dhunës që kishte ushtruar babai  i tij.

Thaçi me anë të një postimi në facebook ka thënë se është i prekur nga rast, duke thënë se dhuna në familje është patolerueshme dhe në kundërshtim me vlerat e shoqërisë së Kosovës, transmeton Gazeta NewBorn.

Sponzor

Ai ka thënë se ky rast duhet shërbyer për të punuar më shumë për ndalimin e ç’do forme të dhunës në familje.

Postimi i plotë i tij:

Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje.

-Sponzor-