Pas asaj që ndodhi së fundi në Gjakovë, ja kë arrestoj Policia e Kosovës

0

Gjatë periudhës së fundit në qytetin e Gjakovës janë raportuar dy raste të grabitjeve dhe

disa raste të vjedhjeve, e me theks të veçantë vjedhje të biçikletave.

Sponzor

Pas një pune intensive hetuesit nga stacioni policor në Gjakovë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin e mundshëm në lidhje me 12 raste të vjedhjeve të biçikletave, të cilat gjatë fazës hetimore para penale kryerësi i ka pohuar në tërësi, transmeton Gazeta NewBorn

I dyshuari i arrestuar N. J. mashkull/kosovar/shqiptar, i moshës 46 vjeçar, me urdhër të prokurorit të shtetit, mbahet në ndalim policor.

Po ashtu hetuesit rajonalë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kanë arrestuar dy persona të dyshuar si kryerës të mundshëm të dy rasteve të grabitjes.

Personat e arrestuar të dyshuar për grabitje janë:

B. m/sh/k 19 vjeçar
N. m/sh/k 17 vjeçar
Ndaj dy të dyshuarve po ashtu prokurori i shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë po merr të gjitha masat e nevojshme për një ambient të qetë dhe të sigurt në zonën e përgjegjësisë dhe gjithashtu do të vazhdojë të luftojë dukuritë negative sipas autorizimeve të parapara me ligj./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-