Parashikimi i motit për sot dhe vikend

0

Temperaturat sot do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë celsius Meteorologët, për sot, parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara pritet të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të lëvizin në mes minus 2 e 5 gradë celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes 1 e 8 gradë celsius. Gajtë fundjavës parashihet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin reshje shiu, por, vende-vende edhe reshje bore, temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 3 e 6 gradë celsius. Gjatë ditëve të vikendit priten edhe erëra të fuqisë mesatare e cila gjë pritet të ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit.

-Sponzor-