Parashikimi i motit

0

Moti sot dhe nesër në vendin tonë Rrymat e ngrohta ajrore nga mesdheu ende janë duke vepruar mbi rajonin tonë, prandaj edhe sot parashihet të kemi mot me vranësira, por me temperatura pak mbi mesatarën për këte periodë të vitit, ato do të sillen në mes 2 e 8 gradë Celsius.

Në orët e mëngjesit, në lugina mund të ketë mjegullë. Nesër, po ashtu, pritet të kemi mot me vranësira të cilat në pjesën e parë të ditës mund të sjellin reshje shiu, që pasdite mund të kalojnë në reshje bore. Temperaturat do të sillen në mes -2 e 9 gradë Celsius.

Sponzor

Në pjesën e dytë të javës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm. Kohë pas kohe pritet të ketë riga shiu e edhe reshje të dobëta bore. Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes -3 e 1 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore mund të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

-Sponzor-