Pak para martesës,kështu e këshillon Shkurte Fejza Gresën për raportin me vjehrrën

0

Ka afro një muaj që Gresa Behluli bëri të ditur se në muajin mars do të kurorëzojë lidhjen e saj të dashurisë me martesë.

Gresa, por edhe nëna e saj, Shkurte Fejza së fundmi ishin të ftuara në Prive, ku nuk munguan dhe pyetjet e shumta për njëra-tjetrën, shkruan GazetaBlic.

Sponzor

E pak para martesës, Gresa i kërkoi nënës së saj ndonjë këshillë, e që padyshim nuk kishte se si të mungonte këshilla e nënës.

“Të uroj nga zemra të gjitha të mirat e kësaj bote e dashtë Zoti që cdo gjë e bukur që është në këtë jetë të takon ty. Ka një këshillë që mund ta them dhe uroj që ti ta bartësh me vete kudo që shkon. Cdo gjë që bën bëje me dorë në zemër, respektoje vjehrrën sepse me respekt e mirënjohje e lartëson veten”, ishin fjalët e Shkurte Fejzës për të bijën.

-Sponzor-