Paga mujore e Agron Mustafës (TK) dhe Ardian Zallit (TRUST), sa 70 paga të Hamdi Aliut

0

Agron Mustafa (Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës) dhe Ardian Zalli (Drejtori Menaxhes i Trustit), marrin pagë mujore hiç më pak se mbi 5000 € në muaj.

E po ta llogarisim me pagën e Hamdiut që tha se i siguron 150 € në muaj.

Sponzor

Hamdiut i duhen 3 vite punë për ti siguruar paratë e një page të Agron Mustafes, apo Ardian Zallit.

Telekomi falimentonë nga menaxhimi i shpërblyer me mijëra e mijëra euro ndaj këtyre menaxherëve.

Shpërputhje e thellë sociale, mos kategorizim të pagave dhe zhvatje e shtetit quhet kjo nga shumë qytetarë.

Hamdi Aliu midis Prishtinës: “Nga e premtja i kam familjen pa bukë, veç vetëvrasja më ka mbetë”.

Sot në lidhjen direkte të televizionit 7 në “Express Morning”, ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme dhe ndryshe nga lidhjet që jemi mësuar t’i shohim çdo ditë në emision.

Pyetja drejtuar qytetarëve për sot ishte se nëse ishin të vetëdijshëm që java e dytë e muajit maj, konkretisht data 13, njihet si Dita e Nënës, por që ndryshon nga vendi në vend, aty gazetari Ardian Gashi hasi në një zotëri i cili nuk ishte i gatshëm të përgjigjej në këtë pyetje dhe vijoi duke treguar hallin e tij. Quhej Hamdi Aliu.

Ai për Televizionin 7 tha që një përmbarues privat i ka ndërprerë të ardhurat të cilat mbahej familja e tij, ai i përlotur rrëfen më tej storien dhe duke akuzuar Qeverinë e Kosovës ai kërcënoi me vetëvrasje, raporton Express

“Po dëgjojmë raste të ndryshme ku njerëzit në Kosovë po kryejnë vetëvrasje një gjë të tillë po na detyron ky vend ta bëjmë”, u shpreh ndër të tjera ai.

-Sponzor-