Pacolli mirëpret Dua Lipën me familje në shtëpinë e tij

0
Dy ditë më parë, këngëtarja Dua Lipa ka arritur në Prishtinë.

Në këtë udhëtim, Dua po shoqërohet nga familjarët e saj, i dashuri dhe anëtarët e ekipit të saj, shkruan lajmi.net, transmeton Gazeta NewBorn.

Këngëtarja po shijon në maksimum qëndrimin në Prishtinë, duke vizituar disa vende të ndryshme, kurse në mbrëmje ajo është argëtuar bashkë me ata që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

Sponzor

Në rrjete sociale, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka publikuar imazhe nga pritja e Duas në aeroport deri në mikpritjen që i kishte bërë në shtëpinë e tij.

“Mirësevjen në Kosovë,Dua Lipa!
Dua në aeroportin e Prishtinës , 8.08.2018, me Challenger,
N 604 BA”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Dua ka udhëtuar nga Londra për në Prishtinë me aeroplanin privat që i ofroi Pacolli asaj.

-Sponzor-