NATA E NGRYSUR PA TY

0

PA TY

(Nipit tim Xhemshit Duriqi, që sapo
iku në botën tjetër)

Sponzor

Nata e Prishtinës u ngrys pa ty
Rrugëve të ngushta plot trishtim,
Ku u takuam së fundi nuk je aty
Por vend ndërrove o nipi im!

Sërish jemi në të njëjtin qytet
Në lagjen time unë rri i pikëlluar,
Ti në anën tjetër të bregut rri i qetë
Në lagjen e shpirtrave të amshuar!

Unë të kërkoj sërish si hije
Sheshit të gjerë midis turmës,
Engjëlli yt më trandi fij-fije:
Ai nuk e duron rrëmetin zhurmës!

Ti prehu i qetë nipi im jo i vjetër
Aty ku të shmangëm me dhembje e dashuri,
Pos kësaj bote ka edhe një tjetër
Ku presim të takohemi përsëri!
4 korrik 2019

Shkruan: Syhejl Havolli

-Sponzor-