‘Ooo zot është Presidenti. Burrat si ai më frikësojnë sepse kanë shumë pushtet, kështu e refuzova seksin me të’

0

Ajo ishte me Donald dhe mund ta dëgjoja atë. Ai fliste nëpërmjet telefonit duke më thënë ‘oh hajde Alana, hajde kënaqemi”.
Alana Evans thotë se kishte takuar presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nevada në korrikun e vitit 2006.

Evans thotë se ishte ftuar nga ylli tjetër i pornos Stephanie Clifford, për të kaluar një natë me Trump.

Sponzor

Sipas Evans, Clifford e kishte pyetur atë nëse donte të kalonte kohë me të dhe Trump një mbrëmje, gjë të cilën thotë ta ketë refuzuar.

“Stormy me ka thirr katër ose pesë herë dhe në të paktën gjatë dy telefonatave ajo ishte me Trump dhe unë mund ta dëgjoja atë nëpërmjet telefonit duke më thënë: oh Alana, eja të kënaqemi. Eja në ndej, po të presim”, tha Evans për Daily Beast.

“Thash, o zot është Donald Trump. Burrat si ai më frikësojnë sepse kanë shumë pushtet. Kështu që e refuzova dhe mbylla telefonin”, shpjegon ajo.

Thotë se të nesërmen kishte komunikuar me Clifford dhe ajo i kishte treguar se kishte përfunduar në dhomën e hotelit të Trump.

-Sponzor-