Objekti në të cilin po punonte i riu që humbi jetën sot, ishte kontraktuar kohë më parë nga ‘Al Trade’

0

Një puntor krahu i moshës 22-23 vjeçare, ka humbur jetën sot tragjikisht në Fush Kosovë, raporton Gazeta NewBorn.

Sipas burimeve të sigurta të Gazetës NewBorn, i riu ka rënë nga kati i tretë ku ishte duke punuar në ndërtimtari në një objekt në këtë qytet.

Sponzor

Gazeta NewBorn, poashtu mëson se i riu ishte duke punuar për një firmë, e cila ishte kontraktuar kohë më parë nga Kompania ‘Al Trade’ për ta kryer atë punë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

Duhet shtuar se në Kosovë janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm humbin jetën përderisa janë duke punuar në objekte të larta.

Gazeta NewBorn, do të iu mbajë të informuar me kohë…

-Sponzor-