“Nuk jemi shtet mysliman, as shoqëri myslimane”

0

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka thënë se i pengon përdorimi i termit “vend mysliman” për Kosovën.

“S’jemi shoqëri myslimane. Për të qenë e tillë, duhet të jetojmë sipas normave myslimane”, ka theksuar ai në “Pressing”.

Sponzor

“Nuk jemi shtet mysliman. S’jemi as shoqëri myslimane”, ka shtuar Latifi.

Sipas tij, duhet të bëhet një regjistrim i popullsisë, ku njerëzit duhet të deklarohen për këtë çështje.

“Me asnjë kriter s’jemi shoqëri myslimane”, është shprehur Latifi.

-Sponzor-