NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PUNIMEVE NË RRUGËN RAJONALE PRISHTINË – PEJË

0

24 prill 2019

 

Sponzor

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton opinionin publik se në rrugën rajonale Prishtinë – Pejë, përkatësisht përgjatë Gllarevës së Klinës, është duke u punuar në sanimin e asfaltit.

 

Punimet e filluara të martën (23.04.2019) do të përfundojnë deri të hënën (29.04.2019). Prandaj kërkojmë mirëkuptim nga pjesëtarët e komunikacionit për pengesat në qarkullim.

 

Ky intervenim është pjesë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve.

-Sponzor-