Njihe vetëveten!

0

“Nëse krenaria jote është më e madhe se zemra jote dhe egoja më e madhe se koka jote, atëherë rritu, sepse mund të ngelesh vetëm për gjithë jetën”

Mosnjohja e vetvetes përcillet me një dozë të lartë egoizmi, çdoherë duke thënë se si ka mundësi, përse kështu, çfarë kam unë, si dhe kur ishte hera e fundit që i thash një fjalë të mirë vetes? Identitieti ynë përcaktohet nga vetë sjellja jonë, nga të vetëmenduarit nga vetënjohja, vetëndërgjegjësimi, vetëkontrolli deri te përgjegjësia personale.

Sponzor

Njerëzit çdo ditë mundohen të na përcaktojnë se kush duhet të jemi, duke na drejtuar mendimet se si t’i përcaktohemi qëllimit të tyre. Njerëzit jo çdo herë mund të na vlerësojnë, qoftë nga paftësia për të na kuptuar apo nga egoizmi i tyre, por vlerësimi dhe mendimi që ke për veten nuk duhet humbur kurrë.

Si përcaktohet identiteti ynë? Duke shprehur mirënjohje duke inkurajuar, duke vendosur synime dhe duke zbuluar qëllimin tonë, ( njiheni veten, inkurajojeni veten, motivojeni veten). Pa e kuptuar, ti mund t’ua atribuosh idetë, ndjenjat apo karakteristikat e tua, njerëzve të tjerë.

Por çfarë thotë specilaisti i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Latif Hoxha lidhur me këtë temë?

Duke folur rreth kësaj çështje, psikologu Hoxha ka thënë se problemi i njohjes së vetvetes ka përfshirë individin në shoqërinë e sotme kosovare dhe se jeta moderne ka bërë që njerëzit më shumë të përqendrohen në problemet që i rrethojnë, si puna ose papunësia, mossuksesi, informacioni, financat etj, sesa në vetveten e tyre. Ai ka konstatuar se njohja relative e vetvetes do të thotë gatishmëri për të përballuar situatat.

“Çështjet e njohjes së vetvetes janë shtruar pothuajse në fillet e zhvillimit të shkencës së psikologjisë ose edhe më herët. Ndërkaq, përballë dinamikës jetësore, jo pak studiues e kanë parë të domosdoshme që njeriu ta njohë veteveten, pra të merret më shumë me vetveten. Bazuar në ritmin e jetës moderne, kjo nga shumë kush nuk duket e lehtë për t’u percpetuar, kurse duhet të shtrohet pyetja, nëse problemet e individit në shoqërinë e sotme kanë bazë në mungesen e njohjes së vetvetes?”, ka thënë Hoxha, transmeton Gazeta NewBorn

“Njeriu ka për detyrë ta njohë veten e ta kërkojë të vërtetën, dhe në qoftë se nuk ia arrin kësaj detyre, njeriu nuk mund te jetë human”, ka thënë Erich From. Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten, ka thënë Sokrati. Fraza “njih vetveten” është e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, prej nga thuhet se Sokrati mori frymëzim. Abraham Linkolni, ish president i SHBA-ve thoshte se ”Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën”. Kjo valë shqetësimesh duket se së fundi ka përfshirë shoqërinë tonë” konstaton Hoxha më tej në intervistë.

Ai thotë se megjithatë, sot pothuajse më shumë se kurrë, ka interesim rreth kësaj problematike, ka literaturë të bollshme , ka qendra psikoterapeutike që gjithashtu janë ndihmesë për të kuptuar më mirë këtë problem.

“Njohja relative e vetvetes do të thotë gatishmëri për të përballuar situatat. Ne zhvillohemi individualisht dhe duhet të jemi të gatshëm t’i pranojmë gabimet, ta vlerësojmë vetveten dhe të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për përmirësimin e vetvetes, të kemi durim dhe përkushtim, e krejt kjo ka një element përbashkues: Njohjen më të mirë të vetevetes, mundësitë dhe kapacitetet individuale që i posedon gjithsecili prej nesh, t’i shfrytëzojmë ato dhe të përmbushim detyrimet që ia përcaktojmë vetvetes. Por duhet gjithmonë të jemi të sinqertë me vetveten tonë,” thotë më tutje, Hoxha./Gazeta NewBorn/

-Sponzor-