Një buzëqeshje pranvere

0

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj

Nje ditë pranvere, që të bënte te mendosh se je në një botë tjetër pas ftohtësisë së dimrit. Peja dukej e qetë dhe një erë e lehtë fryente.
E këtë ditë të bukur një djalosh diku 4 vjeçar e kishte marrë me zbavitje, dukej se edhe atë e kishte gëzuar pranvera. Ai kishte veshur një palë këpucë ngjyrë hiri, pantollona të zeza dhe një bluzë qe dukej se e kishte kombinuar me këpucët pasiqë edhe ajo ishte ngjyrë hiri. Nuk ishin të reja por bënin disi.

Sponzor

Ai po provonte te ecte me këmbët në vijë të drejtë, në një pjesë anësore të rrugës.
Qetësinë i’a prishi një kalimtar që e preku në krah, e ai u kthye i frikësuar e i`u pergjigj çka ?

Ky kalimtari me buzëqeshje i dhuroi 0.20 cent. Frika i`u largua se mbase ai nuk ishte duke e pritur atë. Faleminderit tha djaloshi dhe buzëqeshi , e buzëqeshje më të ëmbël nuk kisha parë në jetën time, dhe kësaj dite i jepte hijeshi tamam si pranvera pas dimrit. Kjo i mjaftoi që të jetë i lumtur, e kushedi dikë tjetër nuk mund t`a bësh të qesh edhe po t`i japësh botën. Ai e vazhdoi atë ecjen e tij, këtë herë me më shumë gjallëri.

-Sponzor-