Nikollë Nikprelaj me fjalë zemre për babanë 90-vjeçar

0

Këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj, mbrëmë ka ‘goditur’ me një postim të tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka shprehur fjalët më të ëmbla dhe më të dashura për babanë e tij, duke thënë se gjithmonë donte t’i ngjante dhe duke e falënderuar për atë që ai ka arritur.

Sponzor

“BABAI IM NOSH GRISHI Ky ëshët babai im Nosh Grishi.Nji baba i pashoq.Një baba shumë punëtor dhe tepër i sinqertë.Sot ai ka plote 90 vite.Ky është meritor që unë jam ky që jam.Ky me futi në ujërat e kënges dhe më mundësoi shkollimin.Asnjëherë nuk me ka thënë se “ti je i mirë”, “se ti këndon bukur”,se “unë jam krenar me ty” por të gjitha këto unë i kam lexuar vetë në fytyrën e tij. Është një baba që gjithmonë kam pasur dëshirë t’i përngjaja por nuk kam arritur.Për kohën e vet ka qenë shumë perparimtar.Gjithmonë real dhe i drejtë me familjen.Ky është një baba që sado që e ka perkujdesjen time, prapë ajo është tepër e vogël. Një baba që e kam në të njëtën kohë edhe baba edhe idol.Uroj te mos vdes kurrë”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

-Sponzor-