Ngritet kallëzim penal i ri ndaj antarëve të familjes së aktorit të serialit „O sa mirë“

0

Rilindja e RE – Press, ka mësuar që nesër do të ngritet një kallëzim penal i ri ndaj antarëve të familjes së aktorit të serialit „O sa mirë“ Ridvan Muratit, për arsye së pas raportimeve në media që ndaj babait të tij është ngritur Aktakuzë nga Prokruroria dhe të njejtit janë nën hetime, përshkak së babai i aktorit Rexhep Murati kishte kanosur me vrasjen Kryetarin e Asociacionit Shkelzim Murtezin,  për çka sipas aktakuzës ishte edhe i arrestuar nga Policia në flagrancë tek zyret e Murtezit, pastaj e kanë rrëmbyer fëmijën e tij, kanë paraqitur lajmërime të rremë në polici dhe kanë bërë deklarime të rreme, cilat Prokuroria me aktvendim i kishte hedhur poshtë si të pabesueshëm dhe të pabazuar, jo vetëm për prokurorinë, por edhe për gjykatën dhe opinionin e gjerë thuhet në aktvendimin e prokurorisë për hedhjen poshtë të këtij lajmërimi të rrejshëm të bërë nga antarët të familjes murati.

Rilindja e Re – Press ka siguruar një kopie të këtij Aktvendimi.

Sponzor

Mirëpo, të njejtit nuk u ndalen me presionet karshi Murtezit sepse për dy vite rishtazi i shkruajnë rregullisht Murtezit me anë të profileve falsë, duke e fyer rëndë, e kërcenuar, duke shkruar tekste që vënë në lajthitje lexuesin e tretë dhe vetë ata, sepse këto tekste janë formuluar me psikologjinë e të qenurit aktor, duke luajtur me hamendjen e lexuesit të tretë, ngase brenda tekstit jepet sinjali për Murtezin që do ta pëson rëndë dhe nuk do të ndalen deri t’ja shkatërrojnë krejt familjen e Murtezit, njëkohësisht përdorin shpifje të imagjinuara për ta irrituar lexuesin e tretë, të cilit nuk njohin përsonalitetin e ngritur dhe të mirënjohur të Murtezit duke krijuar bindje të keqe tek lexuesi i tretë dhe për ta irrituar edhe hetuesinë dhe duke larguar vemendjen nga pista hetimore, paraqitën si persona të tretë ose shërbime të caktuar. Nga kjo mënyrë e veprimit në „modus operandi“ del së më çfar energjie kriminale, të ulët dhe të ligë bazohen veprimet e tyre, ndaj Murtezit.

Dje me datë 30.05.2018, Murtezi ka reaguar në faqën e tij në facebook që ka pranuar përseri mesazhe kërcenuese, madje kësaj rradhe të dyshuarit keqpërdorin edhe nënën e Murtezit në Gjermani, duke e vënë atë nenpresione të mëdha psikologjike, duke e dëtyruar që të ingjizoj vetën ku ka folur nën vuajtje shpirtërore dhe në gjendje jo të mirë emocionale,  tekstet që ka marrë nga instruktimet e të dyshuareve. Me këtë veprim të dyshuarit kanë arritur kulmin e veprimeve të liga dhe kriminale, ngase është çnjerëzore dhe shumë e ligë ta detyrosh nënën e dikuj të ingjizoj vetën duke e dëtyruar të flet tekstet sipas instruktimeve të tyre, ngase asnjë nënë nuk do të fliste vullnetarisht ndaj të birit të vetë.

Rilindja e Re – Press ka mësuar së vëllezërit e Murtezit në Gjermani, tashmë kanë ndërmarrë masa, duke u kujdesur, që nëna e tyre të mos vëhet më nën presione kërcënuese nga familja Murati.

Në këto mesazhe kërcenuese dhe shantazhuese i është kërkuar Murtezit që të del publikisht kundër Aktakuzës së ngritur nga Prokuroria ndaj babait të aktorit të „o sa mirë“ dhe të terhiqet nga procedurat penale, ose do ta degradojnë publikisht nderin dhe autoritetin e tij, me anë të videove të nënës së tij dhe shpifjeve të rremë.

Këtu mund ta lexoni lajmin Ekzlusive: Prokuroria ngritë Aktakuzë ndaj babait të Aktorit të “o sa mirë“ Ridvan Muratit (DOKUMENT+FOTO)“:

https://www.rilindjaere.press/ekzlusive-prokuroria-ngrite-aktakuze-ndaj-babait-te-aktorit-te-o-sa-mire-ridvan-muratit-dokumentfoto/

Ky veprim është vepër penale që cilësohet si pjesë e krimeve të rënda dhe për këtë veprim antarët e familjes murati mund të denohen dhe do të ndiqen penalisht sipas nenit 395 të kodit penal,ku denimi parashihet me minimum 2 vite burg deri 10 vite burg ose me gjobë deri 125.000 euro dhe poashtu do të ndiqen edhe për vepren penale hakmarrjes sipas nenit 396 të kodit penal, përshkak se me anë të këtij veprimi tentojnë ta bindin Murtezin të terhiqet nga ndjekja penale ndaj tyre.

Dispozitat e Kodit penale për të cilat do të ndiqen penalisht për këto veprime:

“Neni 395 Frikësimi gjatë procedurës penale

Kushdo që përdor forcën apo kanosjen serioze apo ndonjë mënyre tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmbahet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklaratë të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit,kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet. “

 

“Neni 396 Hakmarrja

  1. Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person, përfshirë ndërhyrjen në punësimin e ligjshëm apo sigurimin e mjeteve të jetesës së ndonjë personi me qëllim të hakmarrjes për shkak të dhënies së informatave të vërteta policisë, hetuesit të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprës penale,dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.”
-Sponzor-