Ngjarje tragjike në këtë qytet të Kosovës, një i vdekur

0

Një person i moshuar ka humbur jetë sot në Skenderajt, si pasojë e rënies nga një banesë, raporton portalit Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, i cili ka treguar se ngjarja tragjike ka ndodhur në ora 18:00.

Sponzor

“Një i moshuar rreth moshës 77 vjeçare ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga katet e larta të një banesë në Skenderaj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa njesitë relevante policore po merren me rastin”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

-Sponzor-