Ngjarja në AKI, çka ka ndodhur me inspektorin e përgjithshëm

0

Komisioni për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nuk është i kënaqur me raportimin e inspektorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Shkëlzen Sopjani. Sipas anëtarëve të këtij Komisioni, raportimi i inspektorit të përgjithshëm të AKI-së ishte shumë i mjegulluar, jo i saktë për atë që ka ndodhur ditën kur ka ndodhur ngjarjen e rëndë.

Inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shkëlzen Sopjani, ka raportuar të mërkurën para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së për ngjarën e ndodhur që ka ndodhur në këtë institucion javën e kaluar, ku punëtori i bufesë Isa Sejdiu mbeti pa shënja jete nga zyrtari i sigurimit të brendshëm në këtë agjenci, Valon Ibërdemaj.

Megjithatë, Komisioni nuk është i kënaqur me këtë raportim, shkruan më tutje Zëri. Ky Komision ka ftuar në raportim edhe drejtorin e AKI-së Shpend Maxhunin.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka pohuar se Komisioni nuk ka kërkuar shkarkimin e askujt.

Musliu ka thënë se Komisioni vetëm ka kërkuar përgjegjësi dhe për këtë në mbledhjen e radhës ka kërkuar që të raportojë edhe drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni.