Ngjarja e fundit, Elvana Gjatës i ndodh më e keqja vetëm 20 orë pas

0

Vetëm 7 muaj më parë ajo deklaroi tek emisioni ‘Xing me Ermalin’ se: “Zoti është treguar shumë i mirë me mua…”.

Elvana asnjëherë nuk ka guxuar të përmendte emrin apo ta shfaqte atë publikisht.

Sponzor

Ajo u tregua hermetike dhe nuk lejoi asnjëherë të bëhet publik prej më shumë se dy vjetësh emri i të fejuarit të saj Ervin Matës. Ndoshta besonte vërtet ashtu siç pati deklaraur, se “po e përmende prishet gjithçka”.

Por mesa duket Elvana nuk mundi ta mbante më gjatë të fshehtë lidhjen e saj me Ervin Matën. Ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe dy të plagosur e ndodhur dje në mes të Bllokut pati protagoniste Elvana Gjatën.

Viktimë e ngjarjes së djeshme është Fabian Gaxha, ndërsa i plagosur ka mbetur Ervis Martini, biznesmen i njohur i pikave të basteve si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.

Sipas të dhënave të policisë këngëtarja e njohur Elvana Gjata është bërë shkak për përleshjen e dy grupeve në zonën e ish-blloku mbrëmjen e djeshme.

Elvana Gjata u thirr për të dëshmuar ditën e sotme në polici, ku qëndroi për rreth më shumë se 20 minuta dhe sipas mediave u raportua që ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Pas kësaj ngjarje i gjithë rrjeti duke se është zhvendosur në profilin e saj të instagramit, ku kanë shpërthyer dhjetëra komente ofenduese në lidhje me vrasjen e mbrëmshme.

Në komente Elvanën e fajësojnë për ndarjen nga “njeriu me kulture dhe të gjitha të mirat, Flori” dhe po ashtu e gjykojnë si materialiste.

Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe që po tentonte daljen e saj jashtë tregut shqiptarë, por si do të ndikojë kjo ngjarje në karrierën e saj dhe suksesin në muzikë kjo mebtet ta shohim me kohën.

 

-Sponzor-