Nga Drenica ska nisje të autobusëve me protestues

0

Gazetarët e KALLXO.com nga qytetet e ndryshme të Kosovës raportojnë se protestuesit kanë nisur të grumbullohen në pikat e nisjes sipas orarit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga Skenderaj raportohet se protestuesit janë duke u nisur me vetura private, pasi që autobusi i kontraktuar nuk ishte në vendin nga ku ishte planifikuar të bëhej nisa e organizuar.

Nga Mitrovica raportohet se autobusët kanë nisur të mbushen me protestues të cilët pritet të arrijnë në Prishtinë para orës 14 për protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër ideve të presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.