Nga Brukseli, Behgjet Pacolli e paralajmëron Vuçiqin pasi refuzoi takimin me Thaçin: Kjo do të ndodh me ty

0

​Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media para gazetarëve në Bruksel ka thënë se nuk e di ende nëse do të ketë një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel, raporton Gazeta Express.

“Ne po punojmë brenda dhe po mbajmë takimet bilaterale me BE-në. A do të ketë takim apo jo ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit nuk e di ende”, ka thënë Pacolli.

Sponzor

Pacolli ka folur rreth kërkesës së re të Vuçiqit që gjatë vizitës në Kosovë ta vizitojë edhe Ujmanin.

“Kërkesa e tij për ta vizituar edhe Ujmanin në këtë kohë është e pa arsyeshme. Një kërkesë e tillë duhet të arsyetohet. Atje nuk ka ndonjë qendër urabanistike dhe nuk ka as banorë”, ka thënë Pacolli para mediave, raporton Gazeta Express.

Sa i përket lejes për ta vizituar Ujmanin nuk ka bazë, thotë Pacolli.

“Ne nuk kemi marrë asnjëherë një artikulim të sakt se pse duhet të vizitohet Ujmani”, ka shtuar Pacolli.

Ndryshe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, ka publikuar një email, në të cilin shihet se autoritetet kosovare ia kanë refuzuar Vucicit kërkesën për vizitë në liqenin e Ujmanit.

Telegrafi Live: Pacolli flet rreth takimeve në Bruksel

Posted by Telegrafi.com on Friday, September 7, 2018

-Sponzor-