Në kaq ora zhvillohet sonte super meçi i boksit mes Joshuas dhe Povetkin

0

Sonte zhvillohet meçi për titujt e botës në versionet WBO, WBA, IBF dhe IBO në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, mes kampionit aktual botëror Anthony Joshua dhe Alexander Povetkin.

Meçi zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër dhe pritet të jenë të pranishëm rreth 90 mijë shikues në vendin e ngjarjes dhe dhjetëra miliona njerëz në mbarë botën

Sponzor

Dy boksierët kryen dje matjet zyrtare.

Pesha zyrtare e Joshuas për këtë meç është 111,6 kg, kurse e Povetkinit është 100,7 kg.

Diferenca në peshë vërehet në konstruktin trupor të të dy boksierëve dhe “fakti që Povetkin është shumë më i lehtë nuk do të thotë që në ring do të jetë më i shpejtë”, thonë analistët e boksit në mediat ndërkombëtare.

Joshua ka deri më tani 21 fitore në po aq duele, kurse Povektin ka 34 fitore dhe 1 humbje në 35 meçe si profesionist.

Interesant është fakti që të dy boksierët kanë qenë edhe kampionë olimpikë si amatorë, në kategorinë e rëndë.

Meçi mes Joshuas dhe Povetkinit është paraparë të zhvillohet sonte në ora 22:30.Image result for Joshua vs Povetkin

Related image

Related imageImage result for Joshua vs Povetkin

Heavyweight World Title Fight – September…

With all the talk the last few days about Wilder Vs Fury, we shouldn't forget that the current No1 HW in the world (Anthony Joshua) is fighting Alexander Povetkin in Wembley on 22nd September…#Boxing

Posted by The Boxing Mad Man on Thursday, August 23, 2018

-Sponzor-